KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusi merr fitore ndaj Genoas, Zhegrova nuk luan asnjë minutë

Juventusi merr fitore ndaj Genoas, Zhegrova nuk luan asnjë minutë

Juventus shënoi një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Genoas në javën e 31-të të Serie A, duke u afruar me zonën e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me golin e parë në minutën e 4, kur Bremer shënoi me një kokë të saktë në të djathtën e portës.

Në minutën e 18-të, Weston McKennie shënoi një gol të ulët në këndin e poshtëm të majtë për 2-0.

Zonja e Vjetër ka mundur ta shtojë epërsinë në të 43-tën, por pasimin e Kenan Yildiz nuk e ktheu në gol McKennie që goditi mbi traversë.

Bremer shkaktoi penallti dhe mori karton të verdhë në minutën e 72, ndërsa Aaron Martin e humbi shansin për gol me Di Gregorion, që e priti.

Edon Zhegrova nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, me Luciano Spalletin që preferoi zëvendësime të tjera.

Fitore kyçe për Juventusin, që ruan shpresat për të përfunduar në katërshen e parë të Serie A dhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Juve tani ka 57 pikë, vetëm një më pak se Como, që ndodhet aktualisht në vendin e katërt. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.