Mauro Icardi ka dërguar një mesazh të qartë drejt Juventus pasi realizoi het-trik në fitoren bindëse 5-1 të Galatasaray ndaj Eyupspor në Superligën turke.
Ish-sulmuesi i Interit e çoi në 47 numrin e golave në kampionat me fanellën e Galatasarayt, duke kaluar me tre gola më shumë se Burak Yilmaz në listën historike të golashënuesve të klubit.
Argjentinasi udhëhoqi sulmin me autoritet, ndërsa skuadra nga Stambolli dominoi takimin, duke përfituar edhe nga fakti që kundërshtari mbeti me 10 lojtarë.
Pas ndeshjes, Icardi e ktheu vëmendjen te përballja e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.
“Objektivi i skuadrës është të fitojë. Jam i lumtur për golat, por puna ime është të shënoj. E nisëm mirë, e morëm seriozisht kundërshtarin dhe arritëm atë që donim. Treguam se jemi gati për Juventusin”.
“Si sulmues, gjithmonë dëshiron të thyesh rekorde. Jam i nderuar që shënoj për këtë klub. Dashuria nga tifozët është e jashtëzakonshme, ata na kushtojnë këngë dhe ne përpiqemi t’ua kthejmë. Kam kaluar katër vite fantastike këtu dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi ai.
Galatasaray pret Juventusin në Stamboll të martën në mbrëmje në ndeshjen e parë të fazës së playoffit të Ligës së Kampionëve, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet një javë më pas në Torino./Telegrafi