Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Telefon i fshehur në rroba, vizita në paraburgim në Prizren anulohet

    January 5, 2026

    Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike

    January 5, 2026

    Komuna e Ferizajt njofton studentët për dokumentacionin e nevojshëm për bursa

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Telefon i fshehur në rroba, vizita në paraburgim në Prizren anulohet
    • Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike
    • Komuna e Ferizajt njofton studentët për dokumentacionin e nevojshëm për bursa
    • Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork
    • Sanime rrjedhjesh dhe defekteve, KRU Mitrovica del në terren
    • KQZ: Rezultatet përfundimtare para 19 janarit, numërimi i votave me kusht mund të nis sot
    • Toshkovski: Vazhdon hetimi për vdekjen e fëmijës dyvjeçar në Shkup
    • Prurjet e lumit Erenik bllokojnë disa rrugë në Gjakovë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Monday, January 5
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Marrëdhënia BE-ShBA: Ndërgjegjësimi i BE-së se ka mbetur vetëm

    Marrëdhënia BE-ShBA: Ndërgjegjësimi i BE-së se ka mbetur vetëm

    korrektpressBy korrektpressDecember 29, 2025 Amerika 4 Mins Read
    Marrëdhënia BE-ShBA: Ndërgjegjësimi i BE-së se ka mbetur vetëm
    Marrëdhënia BE-ShBA: Ndërgjegjësimi i BE-së se ka mbetur vetëm
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Helga Schmidt

    As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trumpit, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore.

    Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Evropën.

    Strategjia e re e sigurisë kombëtare e ShBA-së mbarti disa befasi për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistematike, por thjesht një konkurrente ekonomike. Rusia pranohet si një fuqi e madhe me një treg premtues, veçanërisht për lëndët e para. Dhe, nëse lindin konflikte me presidentin e saj, Vladimir Putin, Donald Trumpi ofron shërbimet e tij si ndërmjetës. Po Koreja e Veriut? As që përmendet më. Gjatë mandatit të parë të Trumpit, Kim Jong-uni ishte ende armiku numër një publik.

    Strategjia e re amerikane e sigurisë tregon ndarjen më radikale që ka ndodhur me evropianët. ShBA-ja, vendi që çliroi Evropën nga terrori nazist gjerman më shumë se 80 vjet më parë me një kosto të madhe, më pas u bë edhe fuqia mbrojtëse e kontinentit dhe, në veçanti, gjithmonë e mbështeti projektin e Bashkimit Evropian – tani janë armiku i tij. Paragrafët kushtuar BE-së lexohen si një aktakuzë. Ato paraqesin një pamje të një BE-je plotësisht të rrënuar në prag të kolapsit civilizues, të gërryer nga migrimi masiv, shtypja e opozitës, normat e ulëta të lindshmërisë dhe censura.

    “Askush prej nesh nuk duhet të tronditet nga fjalët që thonë të tjerët për ne”, rekomandoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhjetë ditë pasi u njoftua strategjia e re. Paragraf pas paragrafi, ajo i çmontoi deklaratat nga Uashingtoni. Evropa rezervon të drejtën për të nxjerrë ligjet e veta – refuzim ky i presionit amerikan për të lejuar kompanitë amerikane të teknologjisë të operojnë sa më lirshëm të jetë e mundur, të papenguara nga rregulloret evropiane.

    Në Evropë, vazhdoi Presidentja e Komisionit, të gjithë mund të votojnë për “kë të duan”, pa presion apo manipulim të jashtëm. Kjo duhet të kuptohet, pa dyshim. Por, von der Leyen e bëri të qartë se çfarë rrezikohet: “liria për të jetuar siç duam”.

    Që presidenti i Amerikës e përçmon thellësisht Bashkimin Evropian, bëhet e qartë në një nga konferencat e tij të pafundme për shtyp. “BE-ja u themelua”, deklaroi Trump në samitin e NATO-s në Hagë këtë verë, “për të shkatërruar ShBA-në”.

    Trumpi e shikon suficitin tregtar të evropianëve si një fyerje personale: “Ata nuk i duan makinat tona”! Tarifat drastike janë përgjigja e tij; BE-ja duhet të dobësohet. Dhe, ai mbjell pasiguri duke vënë vazhdimisht në pikëpyetje angazhimin besnik ushtarak të ShBA-së tek aleanca e NATO-s.

    Strategjia e sigurisë kombëtare e 4 dhjetorit e ShBA-së shkon edhe më tej. Aty pretendohet se liria e shprehjes censurohet në BE dhe opozita shtypet. Kjo i referohet partive të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë në BE – të cilat duhet të forcohen. Kjo është arsyeja pse zëvendëspresidenti JD Vance nuk u takua me kancelarin gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, por me Alice Weidelin, drejtuesen e AfD-së.

    “Rrjeti i partive të ekstremit të djathtë dhe konservatore të krahut të djathtë në Evropë, përfshirë lëvizjen MAGA, është bërë më i rrënjosur gjatë katër viteve të fundit”, shpjegon politologia gjermano-amerikane, Cathryn Clüver Ashbrook, në një intervistë me studion e ARD në Bruksel. Ajo shton se partitë, por edhe politikanët individualë, marrin mbështetje.

    Për shembull, fondet nga Fondacioni “Heritage” shkuan për politikanin britanik të ekstremit të djathtë, Nigel Farage. “Tani duhet ta presim këtë në kontekstin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare për Evropën kontinentale”, vëren Clüver Ashbrook. Partitë e krahut të djathtë në Evropë po mbështeten – në Hungari, ku ato janë tashmë në pushtet, dhe në vendet si Gjermania, ku ato janë në opozitë.

    Mbështetjes së drejtpërdrejtë për partitë politike i shtohet edhe rrjetëzimi nëpërmjet medias, përfshirë në Gjermani. Para zgjedhjeve federale në shkurt, Elon Musku vlerësoi AfD-në jo vetëm në platformën e tij X, por gazeta e përditshme Die Welt, në pronësi të shtëpisë botuese “Springer”, botoi gjithashtu mbështetjen e Muskun për AfD-në si artikull i të ftuarit. Drejtori ekzekutiv i “Springer”-it, Matthias Döpfner, ndërhyri personalisht pas publikimit të strategjisë së re të sigurisë të Trump-it. “Evropa duhet ta dëgjojë Trumpin”, shkroi Döpfner në një editorial në Die Welt; asnjë fjalë kritike nuk gjendet në editorial. /Tagesschau/ ARD/DW/

    TË TJERA

    Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘shumë fort’ – raportime se udhëheqësi suprem Khamenei ‘po përgatit planin për t’u arratisur në Moskë’

    Presidentja në detyrë e Venezuelës kërkon bashkëpunim me SHBA-në

    Trump thotë se Ukraina nuk e ka shënjestruar rezidencën e Putinit, siç pretendon Rusia

    Asnjë diktator në botë nuk mund të flejë më i sigurt

    Kina i kërkon SHBA-së të lirojë Maduron menjëherë

    Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit

    Kryeministrja e Danimarkës i kërkon Donald Trumpit të ndalojë kërcënimet për të pushtuar Grenlandën

    LEXO GJITHASHTU

    Telefon i fshehur në rroba, vizita në paraburgim në Prizren anulohet

    January 5, 2026

    Dimitrieska-Koçoska: Sistemi i faturës elektronike është një hap serioz në luftën kundër ekonomisë informale dhe reformave në financat publike

    January 5, 2026

    Komuna e Ferizajt njofton studentët për dokumentacionin e nevojshëm për bursa

    January 5, 2026

    Maduro nën masa të jashtëzakonshme sigurie drejt gjykatës federale në Nju Jork

    January 5, 2026
    TË TJERA

    Sanime rrjedhjesh dhe defekteve, KRU Mitrovica del në terren

    January 5, 2026

    KQZ: Rezultatet përfundimtare para 19 janarit, numërimi i votave me kusht mund të nis sot

    January 5, 2026

    Toshkovski: Vazhdon hetimi për vdekjen e fëmijës dyvjeçar në Shkup

    January 5, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.