Malisheva dhe Dukagjini kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Elon Berishës nuk ka arritur ta shfrytëzoj terrenin vendas për t’i marrë pikët e plota, pasi është ndalur me barazim nga ekipi i Ndue Përgjokajt.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe disa raste të vogla shënimi nga të dyja skuadrat, por pa arritur ta gjejnë golin.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte diçka më atraktive dhe me më shumë raste nga të dyja ekipet, të cilët synon tri pikët.
Megjithatë, edhe kësaj radhe portat mbeten të paprekura dhe në fund ndeshja u mbyll baras 0-0.
Pas këtij barazimi, Malisheva e sheh veten në pozitën e katërt me 34 pikë apo tri më shumë se Dukagjini i pesti.
Në ndeshjen e radhës, malishevasit udhëtojnë te Gjilani, teksa klinasit e presin Ferizajn. /Telegrafi/