Majorja e Policisë së Kosovës, Vjollca Hoti, është nderuar nga Akademia Kombëtare e FBI-së, bëri të ditur Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit.
Në njoftim theksohet se Kosova është një nga vendet më me fat që ka gra kaq frymëzuese që e përfaqësojnë vendin në nivel global.
Major Hoti konsiderohet simbol i forcës, guximit dhe krenarisë, duke hapur rrugën për udhëheqëset e ardhshme në fushën e zbatimit të ligjit.
“Arritja e saj pasqyron traditën krenare të Policisë së Kosovës në dërgimin e drejtuesve të saj në akademitë më elitare të zbatimit të ligjit në botë, duke dëshmuar se gratë e Kosovës udhëheqin, sjellin inovacion dhe shkëlqejnë në skenën globale”, thuhet në njoftim.