KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në kërkim për fajde, nëse i shihni lajmëroni Policinë

Në kërkim për fajde, nëse i shihni lajmëroni Policinë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër të dyshuar dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për ta.

Katër të dyshuarit, të cilëve Policia ua ka publikuar edhe fotografitë janë: Bruno Kuzhnini, Elson Kuzhnini, Gjon Kuzhnini dhe Egzon Reshani.

Sipas njoftimit, ata po dyshohen për kryerjen e veprave penale – fajdeja; privimi i kundërligjshëm i lirisë, dhe detyrimi.

“Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999.” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 18.03.2026.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.