Madonna u pa për herë të parë që nga viti 2008 me ish-bashkëshortin e saj Guy Ritchie dhe djalin e tyre Rocco, teksa morën pjesë në ekspozitën e tij të fundit të artit.
Rocco, 25 vjeç, i njohur fillimisht me pseudonimin Rhed, organizoi hapjen e ekspozitës “Talk Is Cheap” në Soho.
Ai ka ndërtuar karrierën e tij në art duke përdorur emrin artistik, por kohët e fundit ka filluar të përdorë emrin e tij të vërtetë, shkruan DailyMail.
Në event, Madonna dhe Guy u panë duke biseduar ngrohtësisht me djalin e tyre, duke treguar se tensionet e së kaluarës duket se janë zbutur pas betejës publike për kujdestarinë e Rocco-s.
Madonna, 67 vjeçe, dukej elegante me flokë bjonde platini dhe veshje vintage Versace, ndërsa Guy, 55 vjeç, dukej po aq i freskët.
Beteja për kujdestarinë, që u përmend në media në vitin 2016, përfundoi me zgjedhjen e Rocco-s për të qëndruar me babanë e tij në Britani, duke sfiduar urdhërin e gjykatës për të kaluar Krishtlindjet me Madonnën në SHBA. /Telegrafi/