Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të shtunën se vendimi i Gjykata Supreme e SHBA-së mbi tarifat tregtare të vendosura nga homologu amerikan, Donald Trump dëshmon rëndësinë e ekuilibrit të pushteteve dhe sundimit të ligjit në një demokraci.
“Është mirë të kesh një Gjykatë Supreme dhe, për rrjedhojë, sundim të ligjit”, tha ai duke komentuar vendimin e së premtes që shpalli si të paligjshme tarifat e vendosura nga lideri amerikan, sipas një ligji për emergjenca ekonomike, raportoi reuters.
Ai shtoi se “është e rëndësishme të ketë pushtet dhe kundërpesha ndaj pushtetit në një demokraci”.
Macron gjithashtu deklaroi se Franca do të shqyrtojë pasojat e tarifës globale prej 10 për qind që Trumpi kishte vendosur.
Ai theksoi se Franca synon të vazhdojë eksportin e produkteve të saj, përfshirë mallrat bujqësore, produktet luksoze, modën dhe industrinë aeronautike.
Presidenti francez theksoi se për situata të tilla nevojitet gjakftohtësi, dhe se qasja më e drejtë është “reciprociteti”, jo nënshtrimi ndaj vendimeve të njëanshme. /Telegrafi/