Një hajdut i cili ka vjedhur sende duke përfshirë peshqirë dhe këpucë nga një shkollë në Zelandën e Re për më shumë se një vit, u kap më në fund në kamera dhe u identifikua si mace.
Marama Stewart, drejtoreshë e Shkollës Apanui në Whakatāne, tha se sendet ishin zhdukur në mënyrë misterioze nga shkolla për më shumë se një vit, veçanërisht gjatë sezonit kur pishina ishte në përdorim.
“Fillimisht vumë re që mungonin këpucë, syze, të brendshme dhe peshqirë të lënë përgjatë shtegut për në shkollë”, tha Stewart.
Shkolla postoi një video kur “hajduti” u kap më në fund nga një kamera sigurie.
– YouTube www.youtube.com
Pamjet tregojnë një mace të zezë duke zvarritur një peshqir të madh.
Shkolla kontaktoi pronarin e maces, i cili konfirmoi se kafsha ishte një “hajdut famëkeq”. /Telegrafi/