“Jeta në Maqedoni po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, punëtorët mezi po ia dalin mbanë dhe qeveria po lukson gjithnjë e më shumë në kurriz të popullit”, thonë nga LSDM.
Nga LSDM thonë se sipas të dhënave të fundit, shporta sindikale në shkurt arriti në 67.400 denarë. Një familje me katër anëtarë nuk mjafton as për 3 paga minimale në muaj për të mbuluar nevojat themelore.
“Mbi 200 mijë punëtorë fitojnë një pagë nën 30.000 denarë. Me nivelin aktual të ulët të pagës minimale, kostot e nevojave themelore, ushqimit, faturave… Jeta e vështirë e përditshme, faturat e larta dhe rritja e çmimeve i kanë sjellë familjet punëtore në buzë të greminës. Dhe ndërsa qytetarët luftojnë për një kore bukë, kryeministri Hristijan Mickoski luksozohet në kurriz të popullit – me aeroplanë qeveritarë, me ora të shtrenjta me vlerë 60 mijë euro. Është koha të hiqet luksi i qeverisë, dhe punëtorët të marrin paga dinjitoze, të cilat i meritojnë. Ne kërkojmë që paratë që qeveria planifikoi për një aeroplan të ri të ripërdoren për një pagë minimale prej 600 eurosh për të gjithë punëtorët. Mjaft me justifikimet se “nuk ka para”. Kishte para për një aeroplan të ri, për mobilje, për rregullimin e zyrave, për makina zyrtare. Le ta ribalancojnë Buxhetin dhe t’i rialokojnë paratë për paga. Mjaft. të shpërdorimit të milionave për aeroplanë – të vegjël a të mëdhenj – ndërsa populli po mbytet. Mjaft me luksin mbi shpinën e popullit”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.