Nga partia maqedonase në opozitë, LSDM, thonë se derisa qytetarët mezi ia dalin, kryeministri po bënë luks me aeroplan qeveritar mbi shpinën e popullit.
Nga LSDM thonë se “Mickoski, njësoj si Gruevski, i cili bleu syze për 60 mijë euro dhe një “Mercedes” luksoz, ka ora për 60 mijë euro dhe do të luksojë me një aeroplan”.
“Gjysma e Qeverisë po shëtiste me aeroplanin qeveritar. Destinacioni kryesor, Budapesti, te shefi i tyre, Gruevski. Për një orë, këtu, para Qeverisë, do të fillojë një protestë e punëtorëve për paga më të larta, për një jetë dinjitoze”.
Le të zbresë Mickoski, le t’i shikojë punëtorët që mezi ushqejnë familjet e tyre dhe t’u përgjigjet: ‘Sa u kushton qytetarëve ky luks i Kryeministrit me aeroplanin qeveritar?’ A është kjo arsyeja pse po njoftohet blerja e një aeroplani të ri qeveritar – për edhe më shumë udhëtime private me para publike?”, thanë nga LSDM.