KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM: Ish-prokurorja Lejla Kadriu u suspendua në kohën e LSDM-së, që të mos ketë përgjegjësi ndaj funksionarëve për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

OBRM-PDUKM: Ish-prokurorja Lejla Kadriu u suspendua në kohën e LSDM-së, që të mos ketë përgjegjësi ndaj funksionarëve për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka mbrojtur ish-prokuroren Lejla Kadriu, duke thënë se e njejta është suspenduar gjatë kohës së qeverisjes së LSDM-së, me qëllim që të mos hapet rrugë për përgjegjësi penale ndaj funksionarëve të lartë qeveritarë lidhur me zjarrin tragjik në spitalin modular të Tetovës.

Nga partia në pushtet thonë se ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ish-kryeministri Zoran Zaev kanë marrë vendime që kanë anashkaluar procedurat ligjore gjatë vendosjes së spitaleve modulare. Ata pretendojnë se objektet janë trajtuar si “pajisje urbane” me procedurë të përshpejtuar, duke e përqendruar miratimin vetëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

OBRM-PDUKM i referohet deklaratave të Kadriut, e cila ka theksuar se janë përdorur materiale të papërshtatshme dhe nuk ka pasur elaborat të rregullt për instalimet elektrike, gjë që sipas saj ka kontribuar në tragjedinë ku humbën jetën 14 persona.

Nga OBRM-PDUKM ngrenë gjithashtu dyshime për lartësinë dhe destinimin e mjeteve të shpenzuara për ndërtimin e spitaleve modulare.

Partia thotë se momenti kyç për suspendimin e Kadriut ka qenë propozimi i saj për ekspertizë ndërtimore, pas së cilës ajo është larguar nga rasti. Sipas OBRM-PDUKM-së, nëse hetimi do të vazhdonte pa presione, përgjegjësia do të mund të arrinte deri tek strukturat më të larta qeveritare.

OBRM-PDUKM kërkon një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm, si dhe zbardhjen e të gjitha dyshimeve për të vendosur përgjegjësi institucionale për tragjedinë që tronditi vendin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.