Kërkesa për prona në Prishtinë po vazhdon të jetë e larmishme, duke përfshirë si hapësira për banim, ashtu edhe ambiente të dedikuara për zhvillim biznesi apo jetesë me standard më të lartë. Në këtë dinamikë të tregut, përmes rubrikës Telegrafi Real Estate, në bashkëpunim me Pro Real Estate, çdo javë prezantohen prona që i përgjigjen nevojave të ndryshme të blerësve dhe qiramarrësve.
Në ofertën e kësaj jave përfshihet një lokal me qira në Rrugën C i pozicionuar pranë Maxi 24h, një zonë me frekuentim të lartë dhe e përshtatshme për zhvillim të aktiviteteve afariste. Lokacioni dhe qasja e lehtë e bëjnë këtë hapësirë një mundësi praktike për biznese të ndryshme.
Një tjetër pronë është një shtëpi në Marigona 2, me sipërfaqe të konsiderueshme dhe organizim funksional të hapësirave, e vendosur në një lagje që njihet për qetësi dhe standard të mirë jetese. Prona ofron hapësirë për familje dhe qasje të mirë në rrugë kryesore.
Në Rrugën C ofrohet edhe një banesë 74.92m² me dy dhoma gjumi, një zonë që vazhdon të mbetet ndër më të kërkuarat për shkak të zhvillimit urban dhe afërsisë me shërbime të ndryshme.
Për ata që kërkojnë hapësirë më të madhe për jetesë, në ofertë është një shtëpi me qira në lagjen Qëndresa, me sipërfaqe 300m² dhe katër dhoma gjumi, e përshtatshme për familje që kërkojnë komoditet dhe hapësirë shtesë.
Ndërkohë, një tjetër alternativë është një banesë 121m² me tarracë 130m² në Emshir, që ofron një kombinim të hapësirës së brendshme dhe asaj të jashtme, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për jetesë dhe relaks.
Këto prona janë pjesë e ofertës që Pro Real Estate prezanton në treg, duke sjellë alternativa të ndryshme në përputhje me kërkesën aktuale për banim dhe zhvillim biznesi.
Për të parë më shumë prona për shitje apo qira, nga lokale dhe banesa deri te shtëpi dhe truaj, vizitoni rubrikën Telegrafi Real Estate, ku publikohen vazhdimisht oferta të reja në tregun e patundshmërive.