KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos

Bebe Rexha nis pushimet në pranverë, shfaqet provokuese në pozat nga ishujt Turks and Caicos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj me disa fotografi provokuese nga pushimet luksoze në Turks and Caicos.

Artistja ka publikuar në rrjetin social Instagram disa imazhe, ku shfaqet e veshur me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj të bujshme trupore dhe atmosferën relaksuese të pushimeve tropikale.

“Me varrosni në Turks”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, duke lënë të kuptohet se po e shijon maksimalisht këtë destinacion luksoz.

Përveç momenteve nga pushimet, Rexha po shijon edhe suksesin e projekteve të saj më të reja muzikore. Katër këngët e para të albumit të saj në ardhje, Dirty Blonde, tashmë janë publikuar dhe janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Bëhet fjalë për këngët I Like You Better Than Me, Çike Çike, New Religion dhe Hysteria, të cilat kanë grumbulluar reagime pozitive dhe interes të madh nga fansat në mbarë botën.

Albumi i plotë pritet të publikohet më 12 qershor, ndërsa deri atëherë këngëtarja duket se po kombinon në mënyrë perfekte suksesin profesional me pushimet luksoze në Karaibe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.