Llapi dhe Drita do të përballen në kuadër të xhiros së 21-të në Albi Mall Superligë.
Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin e Ramiz Sadikut pas gjendjes së rënduar të fushës në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Vendasit duan pikët për t’i ikur pozitave të fundit, derisa Drita kërkon fitoren e radhës për të vazhduar garën për titull.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Bllaca, Emini, Lleshi, Ibrisagic, Bytyqi, Peci, Musolli, Zyberi, Gashijani, Neto, Ademi.
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Ramadani, Dabiqaj, Zidane, Ajzeraj, Balaj, Bl. Krasniqi.