Reshjet e dendura të shiut dhe breshërit, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar dëme edhe në zonën e Brezovicës.
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, një lis është rrëzuar mbi dy vetura, duke shkaktuar dëme materiale.
Pamjet nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexuesit, ku shihet momenti pas rënies së pemës mbi automjete.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar.
Moti i lig ka shkaktuar probleme edhe në disa zona të tjera të Kosovës, ndërsa qytetarët janë këshilluar të kenë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e prekura nga erërat e forta.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim zyrtar lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.
Lisi rrëzohet mbi dy vetura në Brezovicë, shkaktohen dëme materiale nga moti i lig telegrafi.com
