Leonardo DiCaprio, 51 vjeç, dhe e dashura e tij, supermodelja italiane Vittoria Ceretti, 27 vjeçe, u panë duke kaluar një darkë romantike për Ditën e Shën Valentinit në restorantin Anajak Thai në New York gjatë fundjavës.
DiCaprio, fitues i çmimit Oscar, kishte një pamje të thjeshtë, me xhinse gri të gjera, bluza me kapuç të zezë dhe atlete rehatshme, ndërsa Ceretti ishte elegante me xhinse blu, këmishë të bardhë, xhaketë blu dhe çizme me taka të zeza.
Flokët e saj të ndarë në mes zbrisnin në onde të lehta mbi shpatulla, shkruan DailyMail.
Çifti filloi lidhjen në gusht 2023 dhe që atëherë janë parë në momente të ndryshme publike, duke përfshirë xhiro në Mesdhe, dasmën e Jeff Bezos në Venecia dhe shëtitje për pazar në New York.
Një burim për Us Weekly kishte thënë se DiCaprio ishte “plotësisht i dashuruar” me modelen dhe se diferenca e moshës nuk përbënte problem.
Ceretti më herët ka komentuar për lidhjen e saj në Vogue France, duke thënë: “Sapo të jesh në një lidhje me dikë që ka më shumë ndjekës se ti, bëhesh ‘e dashura’… dhe kjo mund të jetë jashtëzakonisht bezdisëse.
Papritmas, njerëzit po flasin për ty si e dashura e filanit, e cila ishte ish-i dashuri i filanit”.
Çifti duket se po shijon kohën së bashku, duke ruajtur një profil të qetë dhe romantik larg zhurmës së medieve. /Telegrafi/