KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Katër gola por pa fitues: Napoli dhe Roma pajtohen me nga një pikë

Katër gola por pa fitues: Napoli dhe Roma pajtohen me nga një pikë

Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në super derbin italian të xhiros së 25-të në La Liga.

Përballja mes dy gjigantëve ishte tepër e zjarrtë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2-2.

Roma mori herët epërsinë përmes Donyell Malen që shënoi nga afërsia pas asistimit të Bryan Zaragozas (7’).

Sidoqoftë, Napoli u këndell përmes supergolit të Leonardo Spinazzolas nga distanca (40’).

Amir Rrahmani ishte i pafat duke bërë një ndërhyrje brenda zonës, ku gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm doli të jetë Malen për ta rikthyer epërsinë.

Përpos penalltisë, kapiteni i Kosovës edhe pësoi lëndim kësisoj u detyrua të largohet nga fusha.

Megjithatë, Napoli s’u dorëzua dhe Alisson Santos me një tjetër gol të bukur e barazoi rezultatin (83’).

Napoli kësisoj mban pozitën e tretë me 50 pikë, tre mbi Romën./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.