Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi është duke vazhduar largimin e mbeturinave vëllimore dhe inerte nga zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook nga KRMP kërkohet nga qytetarët që t’i gjuajnë këto mbeturina në vendin e caktuar.
“E kemi filluar punën me mëngjes. Po vazhdojmë t’i largojmë mbeturinat vëllimore dhe inerte nga zona të ndryshme të Kryeqytetit. Të nderuar qytetarë, tashmë lokacioni për hedhjen e mbeturinave vëllimore dhe inerte është caktuar, MOS I HEDHNI MBETURINAT NË QYTET, EKZISTON LOKACIONI PËR HEDHJEN E TYRE https://maps.google.com/?q=42.6486762,21.2107925. Do të GJOBITENI nëse i hedhni pranë kontejnerëve apo në kontejnerë”, shkruhet në postim. /Telegrafi/