KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë

Rreth 50 për qind e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë, sipas një raporti të sigurisë të realizuar në shkolla nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot ka ftuar të gjithë drejtorët e shkollave për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e Kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, kam ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrëfiksat dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojnë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojnë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren.

“Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.