Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, informoi LAMM.
Në disa akse rrugore të cilat kalojnë përgjatë grykave ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të imëta të dheut.
Nga LAMM apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjetit, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, si dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes sipas kushteve të rrugës.