Rritja e Lamine Yamal te Barcelona po pasqyrohet gjithnjë e më qartë edhe në shifrat e tregut, të cilat e konfirmojnë atë si fenomenin më të madh të brezit të ri në futbollin botëror.
Sipas raportit më të fundit të CIES Football Observatory, i publikuar në fillim të vitit 2026, anësori i Barcelonës ka arritur një vlerë marramendëse në treg, duke u vendosur në krye absolut të futbollit global.
Vlera e Yamal llogaritet në 343 milionë euro, një shifër që e vendos atë dukshëm mbi emrat më të mëdhenj të futbollit aktual dhe që përfaqëson një rekord të paprecedentë për një lojtar kaq të ri në moshë.
Me këtë vlerësim, Yamal ka lënë pas yje si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé, dy prej sulmuesve më dominues të dekadës së fundit, duke përforcuar idenë se Barcelona ka në duar një lojtar që mund të përcaktojë epokën e ardhshme të futbollit.
Raporti i CIES merr parasysh disa faktorë kyç, përfshirë moshën, performancën, kontratën, rolin në ekip, ndikimin në lojë dhe potencialin e zhvillimit, elemente në të cilat Yamal rezulton të jetë shumë përpara bashkëmoshatarëve të tij.
Dominimi i tij në këtë renditje tregon jo vetëm për nivelin e jashtëzakonshëm aktual, por edhe për pritshmëritë afatgjata që futbolli botëror ka ndaj tij, duke e cilësuar si një yll që mund të ndryshojë balancat në vitet në vijim.
Lista e 10 lojtarëve me vlerën më të lartë në treg, sipas CIES Football Observatory, e përforcon edhe më shumë këtë realitet.
Në top 10 janë lojtarë nga Barcelona, Real Madrid, PSG, Lverpool dhe Bayern Munich.
Renditja e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në botë (CIES)
1/ Lamine Yamal (Barcelona) – 343.1 milionë euro
2/ Erling Haaland (Manchester City) – 255.1 milionë euro
3/ Kylian Mbappe (Real Madrid) – 201.3 milionë euro
4/ Jude Bellingham (Real Madrid) – 153.1 milionë euro
5/ Michael Olise (Bayern Munich) – 136.9 milionë euro
6/ Florian Wirtz (Liverpool) – 135.8 milionë euro
7/ Desire Doue (PSG) – 134.6 milionë euro
8/ Joao Neves (PSG) – 130.6 milionë euro
9/ Arda Guler (Real Madrid) – 130.3 milionë euro
10/ Pedri (Barcelona) – 130 milionë euro
/Telegrafi/