KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona bie në shtëpi nga Atletico Madridi, tani kualifikimi tutje duket larg

Barcelona bie në shtëpi nga Atletico Madridi, tani kualifikimi tutje duket larg

Ndeshja e parë çerekfinale mes Barcelona dhe Atlético Madrid përfundoi me fitore të pastër 2-0 për madrilenët, të cilët shfrytëzuan maksimalisht epërsinë numerike dhe rastet e krijuara.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe Barcelona madje arriti të shënojë me Marcus Rashford në minutën e 18-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Momenti që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Pau Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes si i fundit, duke e lënë Barcelonën me një lojtar më pak.

Menjëherë më pas, në minutën e 45-të, Julian Álvarez realizoi një supergol nga goditja e lirë për 0-1.

Në pjesën e dytë, Barcelona tentoi të reagojë, me Rashfordin që ishte shumë pranë golit nga një goditje dënimi në minutën e 53-të, por portieri kundërshtar bëri një pritje spektakolare duke devijuar topin në traversë.

Megjithatë, me një lojtar më pak, katalanasit nuk e patën të vështirë të mbajnë ritmin, duke krijuar raste dhe duke iu afruar barazimit.

Por, Atlético Madrid vulosi fitoren në minutën e 70-të, kur Alexander Sørloth realizoi nga afër pas një asistimi të saktë, duke dyfishuar epërsinë në 0-2.

Deri në fund, madrilenët menaxhuan mirë lojën dhe nuk lejuan surpriza. Atlético Madrid, përfitoi nga gabimet e Barcelonës dhe mori një avantazh shumë të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.