Kënga “Zemra e re” e këngëtarit Labinot Tahiri ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut dhe është bërë virale në rrjet, duke marrë miliona klikime.
Kënga ka fituar popullaritet të madh edhe mes të rinjve, ndërsa një rol të veçantë në këtë sukses, sipas vetë këngëtarit, ka pasur edhe Elijona.
I ftuar së fundmi në një emision televiziv, Labinot Tahiri u shpreh mirënjohës për mbështetjen që ka marrë nga publiku dhe për mënyrën se si kënga e tij u rikthye në vëmendje.
Screenshot/YouTube
Labi: “Ndihem mirë kur i këndojnë të rinjtë këngët e mia. Është e vërtetë, falë Elijonës, unë e përshëndes, janë rritur 3 milionë shpirtra e zemra që e kanë klikuar këngën”.
Më tutje ai tha: “Gjatë emisionit, Elijona kur e ka kënduar, më kanë dërguar video të Big-ut: ‘Hej, është duke ta kënduar kjo vajzë këngën, shko bëji ndonjë surprizë’, dhe erdhi koha që në finale të shkoj. Kënga është rritur 3 milionë klikime më shumë. Jam shumë mirënjohës për çdo gjë dhe për Elijonën dhe për të gjithë ata që dëgjojnë këngët e mia”.
Në fund, këngëtari falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se për një artist është gjithmonë një ndjenjë e veçantë kur këngët e tij vazhdojnë të pëlqehen dhe të këndohen edhe nga brezat e rinj. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com