KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Privohet nga liria një pjesëtar i policisë në Veles, dyshohet për sulm seksual ndaj një të mituri

Privohet nga liria një pjesëtar i policisë në Veles, dyshohet për sulm seksual ndaj një të mituri

Një punonjës policie është arrestuar dje në Veles, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual dhe përdhunim” ndaj një të mituri.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas interesimit të medias, i dyshuari me iniciale V.K., gjatë periudhës 2024–2025, në disa raste e ka shtyrë viktimën (i lindur në vitin 2008) të kryejë veprime seksuale.

Rasti po hetohet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa viktima është një djalë 16-vjeçar.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup sipas nenit 186 të Kodit Penal. Sjellja e të dyshuarit ka shkaktuar te viktima ndjenja të forta ankthi, turpi dhe frike për pasojat negative që mund të kishte nëse ngjarja do të zbulohej.

Përveç kallëzimit penal, ndaj policit V.K. do të nnisë edhe procedura disiplinore për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë. Si masa të detyrueshme, atij do t’i konfiskohet arma zyrtare, do të dërgohet për kontroll të detyrueshëm psikologjik dhe psikiatrik, si dhe do të suspendohet menjëherë nga vendi i punës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.