Kutia e Pandorës u hap të martën nga Juela Nikolli.Ajo u vendos para një zgjedhje: tre emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.
Tre emrat që zgjodhi Juela ishin: Greta Kazazi, Selin Bollati dhe DJ Gimbo.
Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare ‘shumë e fortë’.
Foto: YouTube
“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.
Greta theksoi nga ana tjeter se e priste pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.
“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, u shpreh ajo.
Mbetet për t’u parë se kush nga ta, do ta lë shtëpinë e famshme të shtunën. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com