Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani, ka folur për marrëdhënien me Sasa Hodën, banoren me të cilën sa ishte brenda ishte shumë i lidhur.
Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, artisti tregoi se ka dalë për të pirë kafe me Sasën dhe me të njëjtën kanë biseduar për shumëçka.
Megjithatë, ai konfirmoi se me ish-konkurrenten përpos shoqërisë së mirë, nuk ka asgjë më shumë.
Foto: YouTube
“Kemi dalë, kemi pi kafe, kemi folur për ditët brenda shtëpisë së BBVK-së, përndryshe fjalët qëndrojnë që jemi dy shokë shumë të mirë edhe jashtë”, u shpreh ai.
Sasa nga ana tjetër kishte shprehur pëlqim për Kushtrimin, sa ishin brenda shtëpisë.
Sidoqoftë, mes tyre tani ka ngelur një miqësi e mirë që do të vazhdojë gjatë.
Finalja e madhe e Big Brother në ndërkohë do të mbahet më 27 shkurt (e premte). /Telegrafi/
– YouTube youtu.be