Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi sot një takim me Astrit Panxha, përfaqësues i Kosovo Finance Forum dhe ndërmarrës i njohur kosovar.
Gjatë takimit, Panxha e informoi ministres për organizimin e edicionit të dytë të Forumit Financiar të Kosovës, i cili pritet të mbahet në prill të këtij viti.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë dhe kërkoi koordinim për njërin nga panelet e Forumit.
Në përgjigje, ministrja Kusari-Lila theksoi gatishmërinë e saj për të mbështetur promovimin e mundësive investive në Kosovë, si dhe për të prezantuar projekte të reja që kontribuojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe rritjen ekonomike të vendit.
Takimi është pjesë e përpjekjeve të Ministrisë për të krijuar bashkëpunim institucional me aktorët kryesorë të sektorit privat dhe për të nxitur investime strategjike në vend.