Kryeministri Albin Kurti u takua me Ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Me ministrin për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, Kurti diskutoi rreth marrëdhënieve bilaterale, çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes, zgjerimin e BE-së dhe Procesin e Berlinit.
Zyra e Kryeministrit, njofton se Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.
Ky ishte takimi i dytë bilateral i mbajtur mes tyre në muajt e fundit, pas vizitës së ministrit Wadephul nëntorin e kaluar në Kosovë./Telegrafi/