Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Ter Stegen pranon t’i bashkohet skuadrës spanjolle për gjashtë muaj

    January 11, 2026

    Borë dhe ngrica në rrugë, vështirësi qarkullimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit

    January 11, 2026

    E diela me temperatura nën zero, rrezik nga ngricat në rrugë

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Ter Stegen pranon t’i bashkohet skuadrës spanjolle për gjashtë muaj
    • Borë dhe ngrica në rrugë, vështirësi qarkullimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit
    • E diela me temperatura nën zero, rrezik nga ngricat në rrugë
    • Seriali “Black Mirror” po vjen me një sezon të ri – çfarë na pret në historitë e reja distopiane?
    • Gmail bëhet edhe më i zgjuar – çfarë ka të re?
    • Juxhini eliminohet nga Big Brother VIP Albania
    • Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar
    • Demonstratat në Iran: Cilët janë skenarët e mundshëm?
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

    Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

    korrektpressBy korrektpressJanuary 10, 2026 LEXO 2 Mins Read
    Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
    Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri Albin Kurti, mori pjesë sot në akademinë solemne të organizuar me rastin e 30-vjetorit të vdekjes së Imzot Nikë Prelës dhe 20-vjetorit të vdekjes së Imzot Mark Sopit. Akademia u mbajt në qendrën Bogdanipolis, pranë Katedrales në Prishtinë.

    Duke përkujtuar jetën dhe veprën e këtyre dy personaliteteve të rëndësishme, kryeministri Kurti tha se Imzot Prela dhe Imzot Sopi ishin jo vetëm udhëheqës fetarë, por edhe bartës të një etike të lartë publike, përfaqësues të një morali të rrallë qytetar dhe dëshmitarë të një kohe të vështirë për popullin e Kosovës.

    Ai theksoi se në periudhën e errët të represionit dhe shtypjes, ata e kuptuan se misioni i tyre nuk mund të kufizohej vetëm në shërbesën fetare, por kërkonte përgjegjësi morale, guxim qytetar dhe angazhim aktiv për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të drejtës dhe lirisë.

    Sipas kryeministrit, Imzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi u shndërruan në ura lidhëse mes shpirtërores dhe qytetares, mes besimit fetar dhe përgjegjësisë shoqërore e shtetërore, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin kombëtar dhe lidhjen e Kosovës me botën demokratike.

    Kurti vlerësoi se liria dhe pavarësia e sotme e Kosovës, përveç proceseve politike dhe diplomatike, janë edhe fryt i qëndresës morale të figurave që në rrethana të rrezikshme refuzuan ta pranojnë padrejtësinë si normalitet.

    Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje të thellë për veprën dhe trashëgiminë e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit, duke theksuar se kjo trashëgimi mbetet udhërrëfyes për shoqërinë dhe brezat e ardhshëm.

    TË TJERA

    Seriali “Black Mirror” po vjen me një sezon të ri – çfarë na pret në historitë e reja distopiane?

    Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

    Strategji ka por dhuna në familje vazhdon, pse po dështon parandalimi në Kosovë?

    Abdixhiku: Mercenarët u lajmëruan vetë, s’lejojmë sulmet e paguara të depërtojnë në LDK

    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve

    ​Rruga Prishtinë – Ferizaj vazhdon të jetë e bllokuar, Durmishi me apel për vozitësit

    Rriten nivelet e lumenjve në Shqipëri, përmbytje tokash e rrëshqitje dherash

    LEXO GJITHASHTU

    Ter Stegen pranon t’i bashkohet skuadrës spanjolle për gjashtë muaj

    January 11, 2026

    Borë dhe ngrica në rrugë, vështirësi qarkullimi në dy akse rrugore që shpien drejt kufirit

    January 11, 2026

    E diela me temperatura nën zero, rrezik nga ngricat në rrugë

    January 11, 2026

    Seriali “Black Mirror” po vjen me një sezon të ri – çfarë na pret në historitë e reja distopiane?

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Gmail bëhet edhe më i zgjuar – çfarë ka të re?

    January 11, 2026

    Juxhini eliminohet nga Big Brother VIP Albania

    January 11, 2026

    Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona të lënduar

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.