KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Shëndriti hap Kutinë e Pandorës, dërgon dy banorë dhe veten në televotim

Shëndriti hap Kutinë e Pandorës, dërgon dy banorë dhe veten në televotim

Gjatë spektaklit mbrëmë në Big Brother VIP Albania, fati i buzëqeshi Shëndritit, i cili përfitoi Kutinë e Pandorës, një nga elementët më të papritur të lojës.

Si gjithmonë, kutia solli si përfitime ashtu edhe pasoja. Nga ana pozitive, Shëndriti fitoi një udhëtim, duke marrë një avantazh personal jashtë shtëpisë.

Por, nga ana tjetër, ai u përball me një vendim të vështirë: duhej të çonte në televotim dy banorë të tjerë, së bashku me veten e tij.

Për këtë televotim, i cili vjen me pyetjen “kë doni të shpëtoni”, Shëndriti vendosi të përfshijë në nominim Edisën dhe Malin, duke i shtuar kështu tensionin garës.

Ky vendim pritet të ndikojë në dinamikat e shtëpisë, pasi zgjedhja e tij mund të sjellë reagime dhe përballje mes banorëve, ndërsa publiku tashmë ka në dorë fatin e tyre në këtë fazë të lojës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.