Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon qytetarët të mos qarkullojnë në këtë zonë

    January 7, 2026

    Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë

    January 7, 2026

    Alba ‘eskalon’ në debat me Labin, ia përmend edhe Kuranin

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon qytetarët të mos qarkullojnë në këtë zonë
    • Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë
    • Alba ‘eskalon’ në debat me Labin, ia përmend edhe Kuranin
    • Prizren: Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në lagjen Arbana
    • SHBA-të thonë se do të diskutojnë pronësinë e Grenlandës me Danimarkën javën e ardhshme
    • Voziti 209 km/h në zonën 50, mërgimtari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj
    • Mickoski: Nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh
    • Barcelona tashmë ka zgjedhur trajnerin i cili do ta zëvendësojë Hansi Flickun në rast largimi
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, January 7
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Kriza e naftës e vitit 1973 e detyroi Nixonin të rishikonte kohën

    Kriza e naftës e vitit 1973 e detyroi Nixonin të rishikonte kohën

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Amerika 7 Mins Read
    Kriza e naftës e vitit 1973 e detyroi Nixonin të rishikonte kohën
    Kriza e naftës e vitit 1973 e detyroi Nixonin të rishikonte kohën
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Greg McKevitt / BBC
    Përkthimi: Telegrafi.com

    “Pranvera para, vjeshta prapa” është një mënyrë e dobishme për amerikanët që të mbajnë mend ritualin sezonal të ndërrimit të orës, por në janar 1974, qeveria e ShBA-së e prishi këtë lojë fjalësh duke futur orën verore gjatë gjithë vitit – në mes të dimrit. Ideja ishte që akrepat të shtyheshin një orë përpara, dy muaj më herët se zakonisht, edhe pse kjo do të thoshte që dita e punës do të fillonte ndërkohë që ishte ende errësirë. Mnemonika e re do të duhej të ishte diçka si: “Dimri para, vjeshta … ëëë … qëndro aty ku je”, gjë që nuk tingëllon aspak interesante.

    Presidenti Richard Nixon shpalli eksperimentin në një fjalim televiziv në nëntor 1973, si pjesë e një reagimi emergjent ndaj krizës së furnizimit me naftë. Masa synonte të kursehej karburanti duke reduktuar kërkesën për energji elektrike gjatë mbrëmjeve më të ndritshme, por në mëngjes la fëmijët duke pritur autobusët e shkollës, në errësirë të plotë, dhe punëtorët duke përballuar orarin e trafikut para se të lindte dielli. Duke raportuar mbi masat e ndryshme të Nixonit, korrespondenti amerikan i BBC-së, John Humphrys, vuri në dukje: “Mënyra amerikane e jetesës është gati të ndryshojë”.

    Që nga vitet ’50 të shekullit XX, prosperiteti i Perëndimit varej nga një rrjedhë e qëndrueshme e naftës së lirë. Kjo ndryshoi në tetor 1973, kur vendet eksportuese të naftës e kthyen energjinë në një armë gjatë Luftës Arabo-Izraelite. Çmimet u rritën ndjeshëm dhe një embargo u vendos për të ushtruar presion mbi aleatët e Izraelit, më së shumti mbi ShBA-në. Ministri saudit i Naftës, Sheikh Ahmed Zaki Yamani, i tha emisionit Panorama të BBC-së: “Epoka e burimeve shumë të lira të energjisë ka përfunduar, dhe kjo është një epokë e re”.

    Në raportin e tij për lajmet e BBC-së, Humphrys vërejti: “Amerikanët më parë nuk e kishin marrë seriozisht krizën e karburantit, por fjalimi i Nixonit nuk u la zgjedhje. Masat që ai përshkroi do të preknin vendin në çdo drejtim. Shoferët do të duhej të ngisnin më ngadalë. Kufiri i shpejtësisë, që ndryshonte nga një shtet në tjetrin, do të ulej në 50 milje në orë. Dhe, Nixoni u bëri thirrje njerëzve të përdorin makina të përbashkëta për të shkuar në punë”. Furnizimi me karburant për linjat ajrore u reduktua, ndërsa 10 përqind e të gjitha shërbimeve u anuluan. Me industrinë që i kthehej qymyrit, Humphrys tha se do të “sakrifikoheshin shumë masa kundër ndotjes, kështu që amerikanët duhet të presin ajër më të ndotur”.

    Presidenti madje i nxiti amerikanët të ulin termostatët në shtëpi, zyra dhe fabrika me të paktën gjashtë gradë Farenhajt. Duke parashikuar një reagim të ftohtë, Nixoni përpiqej të zbuste tensionin. “Nga ana tjetër, mjeku im më thotë se në një temperaturë prej 66 deri në 68 gradë [18°C deri në 20°C], je më i shëndetshëm sesa kur është 75 deri në 78 [23°C deri në 26°C], nëse kjo ju jep ndonjë ngushëllim”, tha ai.

    Një muaj më vonë, gjatë nënshkrimit në ligj të orës verore njëvjeçare, Nixoni tha se masat e tjera kërkonin “shqetësime dhe sakrifica”. Në anën tjetër, ai tha se ndryshimi i kohës do të “sjellë kursim të barabartë me 150 mijë fuçi naftë në ditë gjatë muajve të dimrit; do të ketë vetëm një shqetësim minimal dhe do të përfshijë një pjesëmarrje të barabartë nga të gjithë”.

    Çmimet në pompat e karburantit në ShBA u rritën me 50 përqind gjatë muajve të dimrit. Në serinë e tij radiofonike të BBC-së nga viti 2009, Amerika: Perandoria e lirisë [America: Empire of Liberty], profesori David Reynolds tha: “Është e vërtetë se me rreth 60 centë për galon, kostoja nuk ishte e rëndë sipas standardeve të sotme. Por, për një vend që e konsideronte benzinën e lirë si të drejtë të lindur amerikane, kriza e naftës ishte një tronditje e vërtetë”. Reynolds vuri në dukje se një sondazh në dhjetor kishte zbuluar shenja paniku, me njerëz që kishin frikë se vendi kishte mbetur pa energji. “Kjo ishte marrëzi, natyrisht”, tha ai. Megjithatë, edhe pse prodhimi i brendshëm mbulonte dy të tretat e nevojave të ShBA-së, pjesa tjetër vinte kryesisht nga Lindja e Mesme, dhe “rritja e çmimit plus paniku publik krijuan krizën”.

    Edhe para tronditjes së krizës së naftës, ShBA-ja përjetonte mungesa karburanti. Humphrys raportonte në maj 1973 se “benzina, në vendin më të uritur për karburant në botë, është në mungesë”. Për më shumë kolorit, raporti përfshinte pjesë të një reklame të ish-gjigantit të naftës Amoco të paraqitur nga Johnny Cash, i cili tha: “Është e vështirë të besosh se ky vend i madh ka krizë energjie, por ka”. Ylli i muzikës kantri i nxiti shoferët të ngadalësojnë për të kursyer karburant. “Do të arrini në destinacion, dhe do të ketë më shumë benzinë për të gjithë”, premtoi ai. Në një reklamë tjetër për Amoco, ai foli për “një frymë të re pioniere në Amerikën e sotme – frymën e kursimit”.

    Mesazhi i Cashit për të ulur temperaturën me gjashtë gradë në shtëpi dhe për të ngadalësuar në rrugë u përsërit nga Nixoni. Ajo që nuk ishte pjesë e “predikimit” të tij, ishte ora verore gjatë gjithë vitit – një masë që me siguri nuk do të ishte e pëlqyer nga audienca e tij tradicionale. Edhe pse zonat kohore janë shpikje njerëzore, lopët nuk e dinë se sa është ora, ndaj ajo orë shtesë e errësirës dimërore në mëngjes ishte sfidë shtesë për fermerët.

    Edhe pse Nixoni ishte thellë në skandalin e Uotergejtit në atë kohë, ai mund të kishte mësuar nga përvoja e Mbretërisë së Bashkuar disa vite më parë, kur ora shkoi përpara si zakonisht në pranverën e vitit 1968 dhe nuk u kthye pas deri në vjeshtën e vitit 1971. Imazhi që la në mendje ishte ai i fëmijëve me shirita fosforeshentë që shkonin në shkollë nëpër errësirë. Ndërsa disa biznese që kishin tregti me Evropën kontinentale, e mirëpritën të qenit në të njëjtën zonë kohore, por masa nuk u prit mirë nga ata që punonin në ambiente të hapura. Ajo ishte më pak popullore në veri të largët të Skocisë, ku disa njerëz duhej të prisnin deri në orën 9:45 për të parë rrezet e para të diellit dimëror.

    Ora verore fillimisht u fut gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe Austria, dhe më pas vende të tjera e ndoqën shembullin. Qëllimi ishte të maksimizohej përdorimi i dritës së ditës për të kursyer rezervat e qymyrit. U fut në ShBA në vitin 1918, por ishte aq e papëlqyer pas përfundimit të luftës saqë ligji zgjati vetëm shtatë muaj para se të shfuqizohej.

    Versioni amerikan i vitit 1974 për orën verore gjatë gjithë vitit, nuk zgjati më shumë sesa eksperimenti i parë gjatë luftës. Kur u fut më 6 janar, New York Times e quajti shpejt “epoka e dytë e errët”. Kundërshtimi u përqendrua te mëngjeset e errëta dimërore dhe dyshimet për kursimet reale të energjisë. Gazeta Hartford Courant raportoi se një ditë pas hyrjes në fuqi, katër adoleshentë në Konektikat u goditën nga makina në rrugën për në shkollë. Një sondazh në dhjetor 1973 tregonte se 79 përqind ishin në favor të masës. Në shkurt 1974, kjo përqindje kishte rënë në 42 përqind. Në fund, masa zgjati vetëm disa javë më shumë se presidenca e Nixonit, me pasardhësin e tij Gerald Ford që nënshkroi një ligj për ta shfuqizuar atë në tetor.

    Sa për krizën e naftës, ajo kaloi, por efektet e saj u ndjenë për vite me radhë. Sipas David Reynoldsit, në 2009, një nga trashëgimitë e saj ishte ajo që ekonomistët e quajtën stagflacion – një kombinim i rritjes së dobët ekonomike dhe inflacionit të lartë që zgjati në pjesën tjetër të dekadës. “ShBA-ja ia doli më mirë se shumica e vendeve të zhvilluara, por inflacioni prej tetë përqind dhe papunësia me shtatë përqind ishin padyshim tronditje për sistemin – pas një periudhe të gjatë të lulëzimit pas luftës”, tha ai. Kjo gjithashtu e shtyu Evropën dhe ShBA-në të kërkonin furnizues të rinj të naftës, si dhe të fillonin të mendonin për energji alternative dhe efikasitet të karburantit. Ishte fundi për makinat e mëdha që konsumonin shumë karburant. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Trump thotë se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Trump njofton se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Trump pretendon se kompanitë amerikane të naftës mund të jenë “të hapura dhe funksionale” në Venezuelë brenda 18 muajsh

    Rendi i ri botëror i Trumpit po lind – dhe Venezuela është vetëm fillimi

    Nafta që ‘vret’: Patos-Marinza shpërthen në sëmundje malinje

    Asnjë diktator në botë nuk mund të flejë më i sigurt

    Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit

    LEXO GJITHASHTU

    Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, Komuna e Tetovës apelon qytetarët të mos qarkullojnë në këtë zonë

    January 7, 2026

    Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë

    January 7, 2026

    Alba ‘eskalon’ në debat me Labin, ia përmend edhe Kuranin

    January 7, 2026

    Prizren: Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në lagjen Arbana

    January 7, 2026
    TË TJERA

    SHBA-të thonë se do të diskutojnë pronësinë e Grenlandës me Danimarkën javën e ardhshme

    January 7, 2026

    Voziti 209 km/h në zonën 50, mërgimtari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj

    January 7, 2026

    Mickoski: Nesër do t’u dërgojë ftesa të gjitha partive politike për mbajtjen e një takimi liderësh

    January 7, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.