Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi. Dukshmëria është e zvogëluar për shkak të mjegullës në dy qafa malore – deri në 50 metra në Pletvar dhe deri në 80 metra në Strazhë, njoftojnë nga “Rrugët e Maqedonisë”.
Kompania thekson se të gjitha rrugët në të gjithë vendin janë të kalueshme, por paralajmëron se në pjesët që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.
NP “Rruga e Maqedonisë” u bën apel shoferëve të vozisin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
“Ekipet e kujdestarisë së kompanisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme”, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.