Komuna e Vushtrri ka bërë të ditur se është shtyrë afati për aplikim për bursa studimi në Kampusin Evropian të Universiteti i York-ut në Selanik.
Në njoftim bëhet e ditur se afati i ri për dorëzimin e aplikimeve është deri më 26 mars 2026.
Autoritetet komunale ftojnë të gjithë studentët e interesuar që të njoftohen me kriteret dhe mënyrën e aplikimit përmes linkut zyrtar: https://city.yorkeuropecampus.eu/announcement-of…/.
Ky ndryshim i afatit u mundëson studentëve më shumë kohë për përgatitjen e dokumentacionit dhe rrit mundësitë për përfitim të bursave për studime në nivel ndërkombëtar. /Telegrafi/