Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gazetari Shkumbin Pireva ka analizuar luftën e ashpër për titull që po zhvillohet këtë edicion në Superligën e Kosovës.
Pireva i ka dhënë avantazh skuadrës së Dritës si favorite për të triumfuar në fund, por që nuk ka përjashtuar nga gara as Ballkanin dhe Prishtinën
“Një nisje e sezonit më e mirë e Dritës, që i ka rikuperuar pikët që i pati me Ballkanin dhe Prishtinën, sepse ishte disa pikë mbrapa tyre kur përfundoi sezoni vjeshtor”.
“Kështu që me rikuperimin e fundit tregoj që do ta thotë fjalën e fundit për titull, por prapë Ballkani edhe pse i pati dy hapa fals ka mbetur në pozitën e parë lider”.
“Edhe Prishtina me disa rezultate jo të mira, por është afër dy pikë, do të luajë prapë me të dyjat në fazën e katërt të kampionatit”, ka thënë Pireva.
Episodi i plotë me gazetaret e Telegrafit mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube, ku secili segment ofron analiza të detajuara dhe diskutime të thella mbi futbollin evropian dhe vendor./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com