Lewis Hamilton iu bashkua Kim Kardashian dhe fëmijëve të saj gjatë pushimeve pranverore.
Një burim pranë çiftit i tha revistës People se Kardashian dhe tre fëmijët e saj, Saint, Chicago dhe Psalm, janë me pushime me Hamilton. Me rastin e festave të pranverës, ata udhëtuan për në Tokio.
Duke folur për afërsinë midis Kim dhe Lewis, burimi tha: “Ai është thjesht një djalë i qetë me shumë energji. Familja e saj e do atë dhe Kim është shumë e dashuruar me të. Të dy janë të zënë me karrierat e tyre, por takohen sa më shpesh që të jetë e mundur. Marrëdhënia e tyre është më shumë sesa një aventurë e rastësishme. Kim-it i duhet shumë kohë që të interesohet për dikë dhe në këtë rast, Lewis ia ka dalë ta bëjë këtë”.
Çifti shkaktoi thashetheme pasi Lewis komentoi në një postim që Kim ndau nga festa pas ndarjes së çmimeve Oscar. Çifti u pa gjithashtu në një hotel në Paris në fillim të shkurtit të këtij viti.
Pas kësaj, ata udhëtuan për në Arizona dhe më pas në Kaliforni ku morën pjesë së bashku në Super Bowl LX.
“Ekziston një nivel i caktuar rehatie mes tyre sepse ata e njohin njëri-tjetrin prej vitesh. Kim është takuar dhe ka dalë me shumë djem gjatë viteve, por Lewis është djali i parë me të cilin ajo është dashuruar vërtet prej shumë kohësh. Asaj gjithmonë i është pëlqyer. Është e emocionuar për marrëdhënien e tyre romantike”, tha burimi.
Ai shtoi gjithashtu se Hamilton i jep Kim-it një ndjenjë sigurie dhe se ajo vërtet e shijon kohën e kaluar me të. /Telegrafi/