KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kim Kardashian i blen një kartë ‘Pokemon’ djalit të saj në vlerë mbi një mijë euro

Kim Kardashian i blen një kartë ‘Pokemon’ djalit të saj në vlerë mbi një mijë euro

Ylli i famshëm, Kim Kardashian, i bleu djalit të saj 10-vjeçar Saint West një kartë koleksionuese ‘Pokemon’ me vlerë mbi një mijë euro gjatë një panairi të kartave koleksionuese.

Kim dhe djali i saj morën pjesë në ‘Showcase Card Show’, ku shëtitën nëpër stendat e shitësve dhe panë nga afër karta të ndryshme të rralla.

Në një nga stendat, ata u ndalën për të parë disa karta të veçanta, ndër të cilat ishte edhe një kartë shumë e rrallë që kushtonte rreth 86 mijë euro.

Foto: Instagram

Pas disa minutash duke i parë dhe diskutuar për kartat, Kim vendosi t’i blejë djalit të saj një kartë të veçantë ‘Pokemon’ të quajtur ‘BGS 10 Hidden Fates Shiny Charizard’, për mbi një mijë euro.

Sipas videos që u shpërnda në rrjetet sociale nga shitësi, Saint ishte shumë i emocionuar dhe ishte vetë ai që ia dorëzoi paratë shitësit për kartën.

Para se të largoheshin nga stenda, Kim e falënderoi shitësin në mënyrë të sinqertë.

Saint është një fans i madh i ‘Pokemon’ dhe koleksionimi i kartave është një nga hobet e tij të preferuara.

Ai shpesh merr pjesë në evente dhe panaire ku shiten karta koleksionuese për të gjetur karta të rralla për koleksionin e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.