Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen në festën ndërkombëtare “Power Of You” gjatë Javës së Modës në Milano, ku u shfaq me një fustan të argjendtë me xixa nga Reine, me vlerë rreth 700 funte.
Modelja 30-vjeçare dukej në formë të shkëlqyer, ndërsa kombinoi veshjen që i theksonte linjat me taka metalike elegante dhe vathë me diamante.
E emocionuar për mbrëmjen, ajo ndau në Instagram një fotografi spontane nga ashensori, si edhe një video ku pozonte para eventit për 284 milionë ndjekësit e saj, shkruan DailyMail.
Me flokët brune të lëshuara pas shpine, Kendall realizoi disa poza modelingu që nxorën në pah elegancën e saj.
Gjatë ditës, ajo ishte gjithashtu e pranishme në rreshtin e parë të sfilatës së Armani-t, e veshur me një fustan të zi midi.
Java e Modës në Milano për sezonin Vjeshtë/Dimër 2026-2027 po zhvillohet nga e marta deri të hënën e ardhshme dhe përfshin mbi 54 sfilata.
Jenner mbetet një nga figurat më të spikatura të pistave milaneze, pasi ka sfiluar për marka si Prada, Fendi, Versace dhe ka mbyllur sfilatën e Dolce & Gabbana.
Së fundmi, modelja foli edhe për jetën personale në podkastin “In Your Dreams With Owen Thiele”, ku zbuloi se ka një listë sekrete me emra për fëmijët e saj të ardhshëm.
Ajo theksoi se preferon një emër të bukur dhe normal dhe konfirmoi se nuk do të ndjekë traditën familjare me shkronjën “K”. “Jo, zemër. Absolutisht jo,” u përgjigj ajo kur u pyet për këtë detaj, duke shtuar se i pëlqejnë emrat unikë, por jo të ekzagjeruar. /Telegrafi/