KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Edhe një tjetër “diamant” i Kosovës po dëshmon vetën te Bayerni: 16-vjeçari Erblin Osmani stërvitet me ekipin e parë

Edhe një tjetër “diamant” i Kosovës po dëshmon vetën te Bayerni: 16-vjeçari Erblin Osmani stërvitet me ekipin e parë

Edhe një futbollist që ka prejardhje nga Kosova, pra Erblin Osmani që përfaqëson Gjermaninë U17 ka stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut.

“Bild” raporton se Osmani ka qenë ndër lojtarët që është ftuar nga Vincent Kompany për herë të parë për të stërvitur me ekipin e parë.

Mesfushori ka një reputacion të madh në klub, ku vlerësohet si një nga talentët më të rrallë në pozitën e mesfushorit defansiv. Falë formës fantastike, përpos nëntë paraqitjeve për U17-shat (një gol e katër asistime), ai ka zhvilluar edhe dy ndeshje për U19.

Bayerni ka shpresa të mëdha për majtakun, të cilin e mori nga TSV Milbertshofen në vitin 2017 si tetë-vjeçar, andaj e ka shpërblyer për ta lënë të stërvitet me ekipin e parë.

Kuptohet, aktualisht është shumë vështirë te Bayern Munichu që talentët të gjejnë minuta sepse trajneri Vincent Kompany nuk bënë shumë ndryshime në skuadër.

Mbetet të shihet nëse Bayerni në të ardhmen e afërt do të nisë ta ftojë Osmanin në ndonjë ndeshje zyrtare, siç kanë bërë edhe me shumë lojtarë tjerë që janë prej Kosovës.

Kujtojmë, Osmani aktualisht është kapiten i Gjermanisë U17 megjithatë ka të drejtë që të luajë për Kosovën në të ardhmen e afërt./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.