Nora Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore me një projekt të ri, duke publikuar një mini-album që përmban katër këngë të reja.
Artistja ka vendosur që secilën këngë ta sjellë të kompletuar edhe me videoklip, duke i dhënë këtij projekti një dimension të plotë vizual dhe artistik.
Dy nga këngët janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës shqiptare, si Sinan Vllasaliu dhe Muharrem Ahmeti.
– YouTube www.youtube.com
Projekti përfshin këngët “Paralele”, “Amani”, “Ja keni ditë” dhe “Buzën e thatë”, të cilat sjellin ritme dhe emocione të ndryshme për publikun.
Me këtë rikthim, Nora konfirmon edhe një herë stilin e saj të veçantë muzikor, duke qëndruar besnike ndaj identitetit që e ka karakterizuar ndër vite.
– YouTube www.youtube.com
Në paraqitjet vizuale, ajo shfaqet elegante dhe plot sharm, duke i dhënë çdo videoklipi një estetikë të kuruar dhe moderne.
Ky projekt besohet se do të pritet mirë nga fansat, duke rikthyer Istrefin në qendër të vëmendjes së skenës muzikore shqiptare. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
– YouTube www.youtube.com