Aktorja Kate Hudson ka zbuluar se nuk e ka problem t’i japë fund lidhjeve kur mendon se ka ardhur koha.
Aktorja u shfaq në emisionin “The Howard Stern Show” të SiriusXM dhe zbuloi një rregull të thjeshtë, por të vendosur, të cilit i është përmbajtur që nga ndarja.
Prezantuesja e pyeti nëse ajo kishte qenë ndonjëherë e mërzitur.
“Sigurisht që është, por rregulli im ka qenë gjithmonë dhe është ende i njëjtë, nëse një djalë thotë se nuk dëshiron një lidhje ose nuk është i interesuar, ka mbaruar për mua. Nuk kam qenë kurrë lloji i vajzës që këmbëngul që duhet të flasim. Unë thjesht them, ‘Në rregull'”, tha ajo.
Kate Hudson
Ajo e shpjegoi qasjen e saj duke përdorur shembullin e një prej ndarjeve të saj të mëparshme nga një marrëdhënie.
“Ai më pyeti nëse doja të flisnim për këtë. I thashë që nuk doja vërtet. Ai vazhdonte të ngulte këmbë që të flisnim për marrëdhënien, dhe unë vazhdoja t’i thoja se kishte mbaruar, se ishim ndarë. Tani ai do që të flasim për faktin që nuk jemi më bashkë? Jo, ka mbaruar mes nesh”, tha ajo.
Gjatë karrierës së saj, Hudson u nominua dy herë për çmimin Oscar.
Aktualisht është e fejuar me muzikantin Danny Fujikawa, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2016. /Telegrafi/