Një shtetas i Serbisë, është arrestuar të martën rreth orës 15:00 në fshatin Tersavë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas Policisë, i dyshuari ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës me një automjet me targa të Beogradit.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse./Telegrafi/