Mason Greenwood po shkëlqen te Olympique Marseille dhe po konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë këtë sezon. Megjithatë, paqëndrueshmëria e projektit në jug të Francës ka rritur mundësinë që ai të bëjë një transferim të madh te Juventus në Torino, ku klubi italian kërkon një partner për Kenan Yildiz në repartin ofensivë.
Disa vite më parë, Greenwood konsiderohej një nga talentet më premtuese të Anglisë, falë aftësisë së tij të jashtëzakonshme me të dyja këmbët, driblimit dhe shënimit të golave. Megjithatë, një incident jashtë fushe, ku u publikua një video e tij duke sulmuar të dashurën e mëparshme, shënoi një kthesë drastike në karrierën e tij në Angli, duke e larguar nga interesimi i klubeve më të mëdha.
Pas një periudhe rikuperimi te Getafe, ku u bë shpejt lojtari kryesor, Greenwood u bë ikonë te Marseille. Në këtë sezon, ai është golashënuesi më i mirë i Ligue 1 me 15 gola dhe 8 asistime, duke luajtur mbi 3000 minuta në 38 ndeshje në të gjitha garat.
Juventusi, i cili synon të forcojë repartin sulmues, po konsideron një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh për Greenwood.
Sipas La Gazzetta dello Sport, marrëveshja mund të përfshijë edhe lojtarë të tjerë si Jonathan David ose Eldon Zhegrova për të ulur çmimin dhe për ta bërë operacionin më të lehtë për të dyja palët.
Ky transferim mund të shënojë një kthesë për Greenwood, duke i dhënë mundësinë për të rifilluar karrierën në një nga klubet më të mëdha evropiane dhe për të bërë një impact të menjëhershëm në Serie A. /Telegrafi/