KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

E zbulon gazetari spanjoll: Ylli i Chelseat i është vetëofruar Real Madridit

E zbulon gazetari spanjoll: Ylli i Chelseat i është vetëofruar Real Madridit

Pas humbjes së rëndë ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampionëve, rrethi i Enzo Fernandez ka kontaktuar Real Madrid për të ofruar shërbimet e mesfushorit për herë të dytë brenda një muaji.

Sonte në orën 21:00, Chelsea pret PSG-në në ndeshjen e kthimit. “Blutë” pësuan një humbje të thellë 5-2 në përballjen e parë, duke e bërë pothuajse të domosdoshme një performancë perfekte për të përmbysur rezultatin.

Kjo sfidë mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Fernández, një nga shtyllat kryesore të skuadrës londineze. Mesfushori argjentinas është shfaqur i frustruar pas disfatës në Parc des Princes, çka ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

Sipas gazetarit Eduardo Inda në emisionin El Chiringuito de Jugones, kontakti me Real Madridin është intensifikuar.

“Një tjetër lojtar fenomenal ka telefonuar. Pas humbjes së ekipit të tij kundër PSG-së, ai ka pyetur përsëri për Real Madridin. Është Enzo Fernández…”, ka thënë gazetari spanjoll.

Megjithatë, realizimi i këtij transferimi duket shumë i vështirë. Fernandez ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2032, ndërsa klubi anglez, që pagoi mbi 120 milionë euro për të, pritet të kërkojë një shumë shumë të lartë për ta lënë të lirë.

Sipas OK Diario, çmimi i tij mund të arrijë të paktën 150 milionë euro. Enzo mund të kërkojë largimin nga Stamford Bridges nëse Chelsea nuk arrin të kualifikohet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.