Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor thanë se ishin të emocionuar që një gjyqtar hodhi poshtë shumicën e akuzave të Blake Lively kundër tij.
Ata deklarojnë se akuzat ishin të rënda, por janë mirënjohës ndaj gjykatës për vendimin e saj.
“Jemi të kënaqur që Gjykata i rrëzoi të gjitha pretendimet për ngacmim seksual dhe të gjitha pretendimet kundër të pandehurve individualë: Justin Baldoni, Jamey Heath, Steve Sarowitz, Melissa Nathan dhe Jennifer Abel. Këto ishin akuza serioze dhe ne jemi mirënjohës ndaj Gjykatës për shqyrtimin e fakteve, ligjit dhe provave të paraqitura”, thanë avokatët e Baldonit për Page Six.
Pasi gjykatësi Lewis Liman vendosi të rrëzojë 10 nga 13 paditë e Lively kundër Baldonit, çështja do të mbetet e ngushtë në një masë të madhe.
“Ne mezi presim të paraqesim mbrojtjen tonë kundër pretendimeve të mbetura në gjykatë”, thanë avokatët.
Akuzat që mbeten ndërsa Lively dhe Baldoni përgatiten për gjyq përfshijnë shkelje të kontratës, hakmarrje, ndihmë dhe inkurajim në hakmarrje.
Avokati i Blake Lively komentoi vendimin e fundit në lidhje me rrëzimin e akuzës për ngacmim seksual.
“Ky rast ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet i fokusuar në hapat që të pandehurit ndërmorën për të shkatërruar reputacionin e Blake Lively, e cila mbrojti sigurinë në shesh xhirimi, dhe ky është rasti që do të shkojë në gjyq. Për të, masa më e madhe e drejtësisë është që njerëzit dhe strategjia të ekspozohen”, tha ajo.
Gjithashtu, avokatja tha se mezi priste të dëshmonte në gjykatë dhe të vazhdonte të hidhte dritë mbi këtë rast, në mënyrë që të ishte më e lehtë zbulimi dhe luftimi i tij.
Si kujtesë, beteja ligjore midis Lively dhe Baldonit filloi në dhjetor 2025 kur aktorja akuzoi Baldonin për ngacmim seksual në sheshxhirimin e filmit “It Ends With Us”. /Telegrafi/