Julian Alvarez mund të jetë një hap më pranë rikthimit në Ligën Premier, pasi dy klube e ndoqën nga afër në ndeshjen kundër Tottenhamit të mërkurën në mbrëmje.
Pasi realizoi gol në ndeshjen e parë, sulmuesi i Atletico Madrid shënoi dhe dha një asistim në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone u mposht 3-2 në atë ndeshje, pasi Xavi Simons shënoi dy herë në pjesën e dytë, por Atletico siguroi kualifikimin në çerekfinale falë rezultatit të përgjithshëm 7-5.
Alvarez zhvilloi një tjetër paraqitje shumë të mirë në Evropë dhe, sipas TEAMTalk dhe gazetarit Graeme Bailey, këtë e bëri përpara vëzhguesve të Arsenal dhe Chelsea.
Raporti thekson se të dy klubet angleze janë në garë për firmën e tij përpara afatit kalimtar veror.
Alvarez raportohet se i ka bërë të ditur Atleticos se është i hapur për t’u larguar nga ‘Riyadh Air Metropolitano’ pas vetëm dy sezonesh.
Mendohet se ai preferon të qëndrojë në La Liga me Barcelonën, që është edhe kundërshtari i radhës i Atleticos në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Arsenal dhe Chelsea mbeten të interesuara, ndërsa Alvarez thuhet se është i hapur për një rikthim të dytë në Angli pas një periudhe dyvjeçare të mbushur me trofe te Manchester City.
Megjithatë, ai do të preferonte një transferim në kryeqytet sesa rikthimin në veri, dhe situata e tij mbetet për t’u ndjekur me vëmendje, sidomos pa Kupës së Botës, ku pritet të udhëheqë sulmin e Argjentinës./Telegrafi/