Në tregun e patundshmërive është listuar për shitje një shtëpi me sipërfaqe 350m², e vendosur në lagjen Priam Village – një zonë e mbyllur rezidenciale e njohur për qetësinë dhe organizimin e saj.
Prona shtrihet në bodrum, përdhes dhe një kat, me orientim të favorshëm nga të gjitha anët, çka siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Organizimi i brendshëm është menduar për funksionalitet dhe komoditet familjar, duke përfshirë dy hapësira të veçanta për qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi – prej tyre një master – tri banjo, një tualet shtesë, depo dhe dy ballkone.
Sa i përket sistemit të ngrohjes, shtëpia është e pajisur me pompë termike, ndërsa për periudhat e verës ofrohet edhe kondicioner, duke garantuar kushte të përshtatshme në çdo stinë. Siguria plotësohet nga sistemi me alarm dhe kamera monitorimi.
Objekti ndodhet në truall me sipërfaqe 5.25 Ari, me oborr të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar. Prona ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim si dhe garazh të dedikuar.
Lagjja Priam Village karakterizohet nga ambient i qetë dhe infrastrukturë e rregulluar, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe në shërbimet e nevojshme për jetesë të përditshme
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 1 hapësirë
- 5 dhoma gjumi
- 4 banjo
- 2 Tarraca
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Veri, Jug, Lindje, Perëndim
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo, Dhoma
- Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
- Garazh
- Vendparkim
- Kondicioner
- TV
Kontakti:
Agjenti: Arben Haliti
Emaili: arben.haliti@pro-ks.com
Numri i telefonit: +383 44 888 444
Për shumë detaje klikoni këtu:










