KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rahoveci fiton dramën dhe mbetet në elitë, Vëllazimi bie në Ligën e Parë – Prishtina luan në play-off

Rahoveci fiton dramën dhe mbetet në elitë, Vëllazimi bie në Ligën e Parë – Prishtina luan në play-off

Rahoveci 029 ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Golden Eagle Yllit dhe ka siguruar mbetjen në Superligë.

Me fitoren në Suharekë, Rahoveci 029 ka siguruar mbetjen në Superligë, përkatësisht përfundon në vendin e shtatë. Ndërkohë nga Superliga largohet Vëllaznimi i Gjakovës.

Ndeshja mes Yllit e Rahovecit 029 u vendos vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave. Në kohën shtesë rahovecasit i shënuan 14 pikë dhe i pësuan tetë për fitore 89:83 në fund.

Pas 40 minutave lojë rezultati ishte 75:75.

Suharekasit dominuan në çerekun e parë. Pas çerekut të dytë të barabartë, mysafirët u kthyen në çerekun e tretë 33:20. Çereku i katërt ishte dramatik, por nuk dha fitues.

Në vazhdimin prej pesë minutave, Rahoveci 029 e deshi më shumë fitoren dhe siguroi mbetjen në Superligë.

Vëllaznimi ka mposhtur Pejën në xhiron e fundit, por fitorja nuk i mjaftoi.

Sigal Prishtina përfundoi e gjashta, Rahoveci 029 i shtati dhe Vëllaznimi i teti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.