Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Grumbullohen ndihma për familjet e evakuuara për shkak të përmbytjeve në Kërçovë

    January 9, 2026

    Historia në anën e Barcelonës: Rekordi perfekt i Hansi Flick para finales së Superkupës ndaj Real Madridit

    January 9, 2026

    FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Grumbullohen ndihma për familjet e evakuuara për shkak të përmbytjeve në Kërçovë
    • Historia në anën e Barcelonës: Rekordi perfekt i Hansi Flick para finales së Superkupës ndaj Real Madridit
    • FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale
    • Cakolli: Kushtetuesja rrëzoi ligjet e 5 dhjetorit për shkelje procedurale, jo për përmbajtje
    • Transferimi i ri i Arsenalit u pa prezent në stadium gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit
    • Nis Turkish Open 2026 në golf, Azer Bislimaj përfaqëson Kosovën
    • Nëse planifikoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve, këto 4 ngjyra janë zgjedhja e duhur
    • Jakaj nga IKD: Procedura e miratimit të 12 ligjeve cenoi demokracinë parlamentare
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Jep volum, duket luksoze: Frizura që duket perfekte edhe pa stilizim

    Jep volum, duket luksoze: Frizura që duket perfekte edhe pa stilizim

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Bobi italian 2 Mins Read
    Jep volum, duket luksoze: Frizura që duket perfekte edhe pa stilizim
    Jep volum, duket luksoze: Frizura që duket perfekte edhe pa stilizim
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Frizura që s’ka nevojë për tharëse apo xhel

    Një frizurë e re ka pushtuar rrjetet sociale dhe po cilësohet si trendi më i fortë i vitit 2026 në botën e bukurisë. Ajo vjen si vazhdim i natyrshëm i bob-it që dominoi vitin e kaluar, por këtë herë në një version më të butë, më elegant dhe dukshëm më praktik.

    Bëhet fjalë për të ashtuquajturin bob italian, një kombinim i suksesshëm mes bob-it britanik me maja të thyer dhe prerje të shkurtër, të frymëzuar nga eleganca klasike, dhe bob-it francez, më i çrregullt e i relaksuar, me gjatësi deri te mollëzat e fytyrës.

    Në thelb, kjo prerje ka maja natyrale dhe të copëzuara, është mjaftueshëm e gjatë për t’u lidhur në bisht, por edhe mjaftueshëm e shkurtër për të tërhequr vëmendjen. Shtresat janë minimale dhe shumë subtile, ndërsa majat më të plota i japin flokut peshë vizuale, duke e bërë të duket më i dendur dhe me më shumë volum, edhe pa përdorimin e produkteve stilizuese, transmeton Telegrafi.

    View this post on Instagram

    A post shared by The Hair Bros (@thehairbros)

    Një nga arsyet kryesore pse bob-i italian po pëlqehet kaq shumë është fakti se i përshtatet pothuajse të gjithëve, pavarësisht teksturës së flokut, moshës apo volumit natyral.

    Popullaritetin e kësaj frizure e kanë rritur edhe figura të njohura të modës, si Kaia Gerber, e cila ka lënë pas frizurat më rebele për një pamje më të butë dhe glamuroze, me flokë të shëndetshëm dhe të prerë me precizitet.

    View this post on Instagram

    A post shared by The Hair Bros (@thehairbros)

    Sekreti i bukurisë së bob-it italian qëndron te thjeshtësia. Nuk ka nevojë për stilizim të tepruar, forma e prerjes flet vetë. Flokët mund të thahen natyrshëm dhe të lihen të bien lirshëm, duke ndjekur drejtimin e tyre natyral. Pikërisht kjo e bën këtë frizurë kaq tërheqëse: është elegante, moderne, e gjithanshme dhe pa stres, ideale për ritmin e përditshëm të jetës.

    View this post on Instagram

    A post shared by The Hair Bros (@thehairbros)

    /Telegrafi/

    TË TJERA

    Frizura virale e vitit 2026: Bob-i që për 3 minuta ju bën të dukeni si nga salloni

    3 frizura për 3 ditë që ju shpëtojnë në sezonin festiv – pa floktar dhe pa stres

    Frizurë e re dhe stilim i përkryer: Tri pjesë që çdo grua duhet t’i ketë

    LEXO GJITHASHTU

    Grumbullohen ndihma për familjet e evakuuara për shkak të përmbytjeve në Kërçovë

    January 9, 2026

    Historia në anën e Barcelonës: Rekordi perfekt i Hansi Flick para finales së Superkupës ndaj Real Madridit

    January 9, 2026

    FSK përforcon lidhjet me Gardën Kombëtare të Ajovës për avancimin e kapaciteteve profesionale

    January 9, 2026

    Cakolli: Kushtetuesja rrëzoi ligjet e 5 dhjetorit për shkelje procedurale, jo për përmbajtje

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Transferimi i ri i Arsenalit u pa prezent në stadium gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit

    January 9, 2026

    Nis Turkish Open 2026 në golf, Azer Bislimaj përfaqëson Kosovën

    January 9, 2026

    Nëse planifikoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve, këto 4 ngjyra janë zgjedhja e duhur

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.