KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arsenali e di kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve – data dhe ora kur zhvillohet çerekfinalja

Arsenali e di kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve – data dhe ora kur zhvillohet çerekfinalja

Pas ndeshjes së dytë të 1/8 së Ligës së Kampionëve, Arsenal ka siguruar kualifikimin në çerekfinale dhe e di kundërshtarin e radhës, që është Sporting Lisbona.

Ky raund vendimtar do të përcaktojë se cilat skuadra do të vazhdojnë garën për një vend mes katër ekipeve më të mira të Evropës.

Sporting arriti ta eliminojë Bodø/Glimtin në një ndeshje spektalolare me rezultat 5-0, pas humbjes me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë.

Për momentin, skuadrat e kualifikuara për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve janë, Sporting, PSG, Real Madrid dhe Arsenal.

Data e çerekfinales Arsenal – Sporting Lisbona

  • Ndeshja e parë: 6-7 prill 2026
  • Ndeshja e kthimit: 14-15 prill 2026

telegrafi.com

Kjo përballje do të jetë vendimtare për fatin e Arsenalit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, dhe tifozët e skuadrës angleze besojnë se ekipi i tyre mund të arrijë lartë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.